17 February 2019

Ismail Strazimiri


  • Wikipedia ne Shqip




Ismail Strazimiri (1868 - 1943), ishte një patriot, influencues the veprimtar i spikatur i Lëvizjeve kombëtare e demokratike shqiptare te shekullit te XX.


Ismail Strazimiri ishte një nga drejtuesit e klubit "Bashkimi" në Dibër dhe punoi për përhapjen e arsimit shqip dhe ne mbrojtje te Kongresit te Manastirit ku ai luajti nje rol te rendesishem ne futjen e alfabetit latin ne gjuhen shqipe.

Ismail Strazimiri kontributoi ne administraten lokale si zevendes Prefekt i Qarkut te Dibres dhe ne role te tjera administrative. Ai ishte aktiv gjithashtu ne zhvillimet politike te kohes te fillimeve te shtetit shqiptar deri ne vitet 1924 kur u terhoq nga jeta aktive politike.

Mori pjesë në levizjet antiosmane të 1910 ne qarkun e Dibres. Ai ne vitet 1912-13 përkrahu veprimtarinë e Qeverisë Kombëtare të Vlorës te Ismail Qemalit. 
Ai perkrahu levizjen e qershorit te drejtuar nga Fan Noli (1924) .

Më 1943 ndikoi për bashkimin e popullit të Dibrës rreth Frontit Nacionalçlirimtar dhe për shuarjen e hasmërive. Ra dëshmor në luftimet në Sllovë në nëntor 1943.
Ismail Strazimiri gëzon dekoratën "Dëshmor i Atdheut". Ai njihet gjithashtu si një nga dëshmoret me moshe me te madhe i vrare ne luftimet e Luftes II Boterore.

Ismail Strazimiri, la pas ne libër kujtimesh historike për periudhën 1910-1931 kur mundohet te prezantoje faktet historike nga këndvështrimi i një dëshmitari te ngjarjeve.

Emri i tij u është vene dy rrugëve ne Peshkopi dhe Tirane.

Fëmijët e tij u bene personalitete te shquara në fushat ku punonin.

Inxhinier Lutfi Strazimiri është ndoshta ndërtuesi dhe projektuesi me i suksesshëm i urave në historinë e Shqipërisë. I diplomuar për "Inxhinieri" në Berlin te Gjermanisë, ndër punimet e tij numërohen pothuajse te gjitha urat e rëndësishme, te ndërtuara në terrene tejet te vështira dhe me shpenzime, makineri e teknologji te reduktuara.

Arkitekt Gani Strazimiri, i shkolluar në Torino te Italisë e me pas i diplomuar Bashkimin Sovjetik për "Arkitekture", është projektuesi i një sere ndërtimeve ambicioze te kohës si kompleksi i Pallateve "Shallvare" dhe "Agimi" në Tirane, te cilat ende sot vazhdojnë t'i rezistojnë kohës si komplekse tejet funksionale nga pikëpamja e organizimit. Me pas si drejtor i Institutit te Monumenteve te Kulturës dha një kontribut te rëndësishëm në ruajtjen e vlerave arkitekturore te traditës shqiptare, duke shpëtuar nga shkatërrimi veç te tjerash edhe një numër te rëndësishëm objektesh fetare në vitin 1967. Në nderim te tij, në vitin 2007 Instituti i Monumenteve të Kulturës mori emrin "Gani Strazimiri".

Kolonel Siri Strazimiri, i shkolluar gjithashtu ne Itali, është një nga themeluesit e artilerisë shqiptare te pas Luftës se Dyte Botërore dhe shume roleve drejtuese ne ushtrine shqiptare te pasluftes.

Drita Strazimiri Agolli ishte një artiste e shquar e artit shqiptar, aktore, rregjisore dhe pedagoge ne fushen e teatrit.

No comments:

  Lufta kunder pavaresimit te Shqiperise: 1900-1924 nga   Ismail Strazimiri Përshkrim i shkurtër Libri ndjek hijen e autorit, i cili është n...